Lajmet e fundit

Në kohën kur Dua Lipa kishte marrë dritën e gjelbër që në moshën 15-vjeçare te jetonte e vetme në Londër, prindërit i kishin vendosur një kusht: do të jetonte me një vajzë tjetër nga Kosova, që po bënte master në kryeqytetin anglez. Por historia e tyre kishte përfunduar keq.
Dua Lipa, këngëtarja nga Prishtina e cila jeton në Londërdhe së fundmi një nga yjet më të komentuara në skenën e pop muzikës në botë, sapo ka lansuar videon e këngës më të re “Room for 2”.
Ajo ka treguar se mezi kishte bindur prindërit e saj, që ta lejonin që të kthehej në Londër në moshën 15-vjeçare.
Por ishte një kusht. E këtë kusht Dua nuk kishte mundur ta durojë vet.
“Në vend të kësaj, ata gjetën dikë me të cilën unë do të jetoja, një vajzë që e njihnin nga Kosova e që ishte duke bërë master në Londër dhe kjo bëri, që ata të ndjehen më të lirshëm. Por në fakt asaj as që ia ndjente se çfarë bëja. Nganjëherë kur ndjehesha se kam nevojë për dikë për të folur, asaj thjesht nuk ia ndjente, në kuptimin e plot të fjalës. E vetmja herë kur ajo merrej me mua ishte, kur unë isha në shkollë dhe shkonte në dhomën time të çrregullt, i bënte fotografi dhe jua dërgonte duke më shpinuar.
Kush e bën këtë? Ky ishte një gjest prej ku***e. Pas kësaj u zhvendosa me shokët e mi nga shkolla e teatrit ‘Sylvia’”, ka thënë Lipa në intervistën për “Hunger TV”.
Dua e cila ka lindur në Londër nga prindërit kosovar, ishte kthyer në Kosovë kur ishte 11-vjeçare, pasi familja e saj kishte marrë këtë vendim, por që në moshën 15-vjeçare vendosi që të kthehet prapa në Londër.
“Unë po këndoja në shkollë në Kosovë dhe ishte diçka që gjithmonë doja ta bëja, por e ndjeja se e vetmja mënyrë, që të bëja diçka më globale ishte, nëse kthehesha në Londër”, ka thënë Lipa.
“Në Kosovë thjeshtë nuk kishte kushte të mjaftueshme ta bëja këtë gjë”, ka shtuar ajo.
Dua Lipa po vazhdon te kap majat e suksesit ne skenën e muzikës botërore, shkruan Albeu, transmeton Klan Kosova.