Lajmet e fundit

"Kjo ishte një nga kohët më të çmendura për mua. Dhe ishte shumë më e vështirë se sa sezonet e çmimeve, sepse jo vetëm që isha duke punuar me Beyonce, unë gjithashtu kujdesesha për dukjet e Kendall Jenner” ka thene Senofonte.
Presioni për të kompletuar një dukje për yjet, e cila është shpejt dhe lehtë e replikueshme (nëse i kemi parë një palë pantallona ushtrie tek Kendall do të shkojmë t’i blejmë një palë të tilla) është tejet i madh tek stilistët.
"Coachella është padyshim më me ndikim sesa sezoni i Oscar. Kjo ngase njerëzit veshin fustane solemne një herë në vit, ndërsa për dukjet e përditshme mendojnë çdo ditë", thotë Adam Drawas, agjencia e të cilit, e quajtur Walker Drawas, funksionon si urë lidhëse mes stilistëve dhe yjeve.
Natyrisht, mendimi dhe mjeshtëria që shkon në një veshje në Oscar është diçka tërësisht ndryshe nga çdo gjë në Coachella. Por, në aspektin e përgatitjes së vërtetë për fundjavë, ajo merr një sasi të barabartë pune.
Për stilin e rrugës dhe dukjet e përditshme apo edhe idetë novatore, Coachella është një platformë shumë e rëndësishme. Për shumë stilistë Festivali Coachella është ngjarja e vitit ku ata kanë mundësi thjeshtë të bëjnë qejf me idetë dhe dizajnet e tyre.
