Lajmet e fundit

Mishi i 1035 lopëve të therura në Hungari, me rastin e festës së Kurban Bajramit, do të shpërndahet në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Shpërndarja pritet të bëhet ditët në vijim, nga Bashkësia Islame e Kosovës e cila e kreu gjithë këtë punë.
Në BIK, thonë se gjithçka u bë sipas sheriatit Islam, ndërsa këmbëngulin se patën një arsye të fortë pse shkuan në Hungari.
"Para bajramit shumë tregje kanë qenë të mbyllura, madje edhe shitja e kurbaneve ka qenë e ndaluar, për shkak të mos përhapjes së sëmundjes." ka deklaruar sekretari i BIK, Resul Rexhepi.
Ndërsa, zëdhënësi i agjencisë së veterinës, Lamir Thaci, i tha klanit përmes telefonit se edhe në këtë rast në pikat kufitare do të ushtrohen kontrollet e parapara sipas ligjit.
Kronikë nga Dibran Istrefi.