Lajmet e fundit

Gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Zekirja Mexhidi, ka folur për dorëheqjet e pjesëtarëve të BDI-së nga qeveria.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se këto dorëheqje vijnë pas kërkesave të partisë opozitare VMRO-DPMNE.
"Këto dorëheqje janë dorëheqje të kushtëzuara. Janë dorëheqje që do të hyjnë në fuqi nëse opozita do të votojë ndryshimet kushtetuese".
"Pra, dorëheqjen janë të kushtëzuara pasi ato nuk i njeh as Kushtetuta dhe as ligji e as rregullorja e Kuvendit", ka thënë Mexhidi./Klankosova.tv.