Lajmet e fundit

Njohësi i rrethanave politike dhe atyre të sigurisë, Arben Qirezi përmes një postimi në Facebook e ka komentuar mospjesëmarrjen e tij në konferencën ndërkombëtare "Gërmia Hill" që po mbahet në Prishtinë nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jasthme dhe Institutit Aspen.
" Kam marrë pjesë rregullisht në Halifax international Security Forum, derisa shpenzimet për pjesëmarrje i ka paguar organizatori, prej vitit 2010. Halifax International Security Forum është njëra ndër konferencat më me renome ndërkombetare për çështjet e sigurisë, ku ndër të tjera kanë marrë pjesë John McCain, Leon Panetta, dhe shumë zyrtarë të lartë qeveritarë e personalitete të tjera nga vende të ndryshme të botës."
"Për konferencën që merret me çështjet e sigurisë, Gërmia Hill, që po mbahet në qytetin tim nën organizimin e MPJ të Kosovës, si duket nuk i kam kredencialet e duhura per t'u ftuar" ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.