Lajmet e fundit

Videoklipi “Hello” i këngëtares Adele ka bërë xhiron e botës duke u klikuar dhe pëlqyer shumë.
Por ajo që ra në sy është se në videoklip Adele nuk është me një telefon “smart” por me një krejtësisht të thjeshtë.
E për këtë menaxheri i videoklipit të saj ka një arsye.
“Nuk është diçka e madhe. Përdorimi i Iphone më bënë të ndjehem jo rehatshëm, sepse Iphone-t, laptop-ët dhe të gjitha këto elemente na kthejnë në realitet, e kjo nuk është ajo që ju dëshironi. Ju dëshironi të ikni nga jeta juaj, dëshironi të udhëtoni diku, dëshironi të keni një vizion kur e dëgjoni këngën” ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Menaxheri është shprehur se nuk ka qenë qëllimi që të tërhiqej vëmendja me përdorimin e këtij telefoni.