Lajmet e fundit

Të famshmit janë ashtu si ne...
Këngëtarja Adele ishte duke qëndruar në një shtëpi luksoze turistike në fermë në Oksford, ku ajo thuhet të ketë thirrur shërbimin në dhomë për t’i sjellë asaj një pica, transmeton Klan Kosova.
Por, restoranti italian në të cilin duhej të merrej pica ishte afër 100 kilometra larg vendit ku po qëndronte këngëtarja e hitit “Hello”.
Sipas The Sun, një anëtar i stafit udhëtoi në qytetin e Adele në Kensingston në perëndim të Londrës për picën, por në kohën që ai u kthye në hotel në orën 3 të mëngjesit, këngëtarja kishte rënë në gjumë.