Lajmet e fundit

Partia Socialdemokrate ua uron Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë.
PSD thotë se sot rikujtojnë nevojën për më shumë solidaritet, mirësi dhe barazi.
“Për respektim të dinjitetit të çdo njeriut, pavarësisht përkatësisë dhe bindjeve të tij. Mesazhi i Pashkëve është që pakica të mos varfërojë shumicën dhe që drejtësia të ngadhënjejë ndaj padrejtësisë”.
“E drejtë kushtetuese; liria e besimit, ndërgjegjes dhe e fesë, të kultivohet e zhvillohet kundrejt çfarëdo fanatizmi dhe stigmatizimi. Për Republikën qytetare. Bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare”, thuhet në komunikatën e PSD-së.