06.09.2019 · përditësuar para 2521 dite1 min lexim
Këshilli Drejtues i PSD-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, me ç'rast është votuar edhe lista e kandidatëve për deputetë, të cilët do të jenë pjesë e listës së koalicionit PSD/AAK.
Ky subjekt politik ka bërë të ditur se publikimi i listës, bashkë me nominimin e kandidatit për kryeministër dhe shpalosjen e programit qeverisës nga PSD/AAK, bëhet nesër, në ora 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
“Kjo listë do të jetë lista e fitores sepse gërsheton dijen, guximin dhe përkushtimin për 100 për-qind shtet”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.