Lajmet e fundit

Partia Socialdemokrate u ka dalë në mbështetje punëtorëve të KEDS-it të cilët kanë protestuar sot për rritjen e pagave.
Sipas kësaj partie, kërkesa e Sindikatës së KEDS-it është e drejtë dhe se pagat e punëtorëve duhet të rriten. Ka kritikuar Zyren e Rregullatorit për veprime kundër interest public dhe ka shërbyer në rritjen e çmimit të energjisë elektrike, njofton Klan Kosova.
Në komunikatë thuhet se kërcënimi me largim nga puna i protestuesve është bërë dukuri e zakonshme në shtetin ku institucionet nuk janë në anën e klasës punëtore.
“Në Kosovë, ligjshmëria gjen zbatim selektiv. Ligjet e dëmshme zbatohen në mënyrë rigoroze, kurse ato të drejta që u garantohen punëtorëve me Ligjin e Punës shkelen vazhdimisht, ndërkohë që Kontrata Kolektive nuk zbatohet fare”, thuhet në komunikatën e PSD-së.
Qindra punëtorë të KEDS sot protestuan para objektit të KEDS-it në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për pagat dhe kushtet e punëtorëve.