Lajmet e fundit

Paria Socialdemokrate mbajti një aktivitet para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku në murin e këtij objekti shkroi parullën: KREJT DHE DREJT = I GJITHË PUSHTETI SOVJETËVE.
Ky aktivitet u bë nën mbikëqyrjen e policisë së Kosovës, ndërkaq udhëheqësi i kësaj partie, Dardan Molliqaj, u shpreh se me këtë slogan jo vetëm që nuk është e reja, por edhe në kuptimin e historisë dhe mendësisë është e diçka e vjetër.
“Përmes kësaj që kemi shkruar në muret e objektit të Qeverisë duam të shpjegojmë atë që besoj se është thelbi i kësaj fushate. “Krejt dhe drejt” dëshiron që i gjithë pushteti të koncentrohet në një parti”.
“Një shekull më herët në Rusi kishte një zhvillim politik ku pas rënies së Carit, kishte lindur kjo parullë, se sovjetët kërkonin që i gjithë pushteti të bartet te një parti”.
“Kryetari i partisë së këtij slogani përveç që e kapi partinë, e ndryshoi statutin me përputhje të mendësisë së tij. E keni parë si e shndërroi edhe presidencën në degë të partisë së tij”.
“E gjithë fushata është e përqendruar te një person e një mendësi”, u shpreh Molliqaj para gazetarëve.
Ndërkaq, ata më pas kanë vazhduar tek objekti i presidencës me qëllimin që edhe në muret e saj të shkruajnë parulla, por u penguan nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Frashër Krasniqi ishte ai që më së shumti shtyhej me policinë, deri në momentin kur hoqi dorë nga synimi i tij.