Në vazhdën e shtrirjes së partisë më të re në Kosovë, Deçani është qyteti i radhës ku partia e Shpend Ahmeti hapi degën më të re.
Me ç`rast kryetari i kësaj partie Shpend Ahmeti dhe koordinatorja e degës Natyra Kuçi; shprehën kënaqësinë që tashmë ka filluar shtrirja e platformës socialdemokrate edhe në Deçan.
“Pushtetet e deritashme lokale dhe qendrore e kanë lënë Deçanin të zhytur në probleme ekzistenciale. Përderisa plotë lokalitete të kësaj komune përballen me mungesën e rrjetit të ujësjellësit, Deçani lëngon edhe nga prerja ilegale të pyjeve dhe shkatërrimi sistematik i tyre. Është koha që të ndalen qeverisjet e papërgjegjshme dhe të funksionalizohen resurset natyrore të kësaj komune”, thuhet në komunikatën e PSD-së.
Shtrirja e kësaj partie po vazhdon nëpër mbarë Kosovën tash e disa javë, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.