Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në protestën e veteranëve që do të zhvillohet nesër.
Molliqja thotë se po luftohet përpjekja më e lavdishme e historisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai thotë se sipas tij qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti, është qeveria më agresive përballë veteranëve të UÇK-së.
“Të dashur qytetarë, miq e mbështetës, Përpjekja më e lavdishme e historisë sonë po luftohet. Ata që lanë peng jetën e tyre për lirinë tonë, sot po nëpërkëmben. Kosova kurrë nuk ka pasur qeveri kaq agresive përballë veteranëve të UÇK-së. Kurrë s’kemi pasur të tillë pushtet që refuzon çdo kërkesë e nevojë të ish-luftëtarëve të lirisë, ndërkohë që u jep miliona bizneseve të mëdha e të fuqishme. Arrogancës së tyre do t’i përgjigjemi me rezistencë. Sepse pa protestë, këta s’dijnë të ndalen. Prandaj ju ftoj sonte, që nesër të bëhemi bashkë. Të mblidhemi para Qeverisë e Kuvendit, në orën 09:30, në mbrojtje të veterenëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës për liri!”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.