Lajmet e fundit

Partia Socialdemokrate sot ka hapur zyret e veta në Lipjan.
Në takimin e parë në këtë zyre ishin prezentë kryetari i partisë, Shpend Ahmeti, së bashku me Aida Dërgutin e Ardian Ollurin. Aty është thënë se PSD do të angazhohet në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballet kjo komunë.
“Lipjani, që ballafaqohet me shumë probleme ekzistenciale, si mungesa e ujit të pijshëm dhe të shërbimeve publike; ka domosdoshmëri politikat transformuese që garantojnë qeverisje transparente dhe gjithëpërfshirëse, në shërbim të interesave të shumicës, e cila mbetet e përjashtuar nga pushtetet e korruptuara të pakicës”, thuhet në komunikatë.