Lajmet e fundit

Partia Socialdemokrate ka organizuar “referendumin ku do të votohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.”
Në fakt në kutinë bashkë me tendën që u vendos para qeverisë e pati mundësinë të votojë vetëm kryeministri Albin Kurti.
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se ky organizim erdhi pasi kreu i qeverisë ka shpallur prej kohësh vullnetin politik për bashkim kombëtar, dhe së fundmi këtë çështje e ka ri-aktualizuar me deklaratat e tij.
Shefi i qeverisë i kishte disa minuta në dispozicion për të hedhur votën e tij me PO ose JO. Por, Kurti nuk doli për të votuar kështu që, PSD-ja e hoqi tendën nga sheshi “Skenderbeu” vetëm pas pak minutash.