Lajmet e fundit

PD e Shqipërisë dorëzoi në Kuvend propozimin për referendum për importin e plehrave.
Kërkesa e opozitës u lexua nga Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, i cili kërkoi procedurë të përshpejtuar për votimin e nismës. Sipas opozitës qytetarët duhet t’i përgjigjen me PO ose JO pyetjes nëse duhet të importohen plehra në Shqipëri apo jo.
Refuzimi i socialistëve erdhi nga Gramoz Ruçi. Në fakt Ruçi u tall me firmat që ishin hedhur pesë vjet më parë pro referendumit që kërkoi Partia Socialiste për ndalimin e importit të plehrave. Ruçi ironizoi PD që sot po përdor të njëjtat firma për kërkesën për referendum.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, foli për të mirat e ligjit që miratoi mazhoranca. Ai tha se ligji përcakton qartë lëndët që do të hyjnë në Shqipëri për industrinë e riciklimit, shkruan Lapsi.al.
Madje Ruçi habiti kur përmendi se ligji përcakton qartë lëndët që hyjnë në Shqipëri “me emër dhe mbiemër”.
Mbetjet apo plehrat që do të hyjnë në Shqipëri nuk do të jene me emër dhe mbiemër, mdaje edhe lista e gjelbër e lëndëve që do të importohen nuk është publikuar në media.
Emër dhe mbiemër kanë pasur vetëm kazanët e plehrave këto ditë, aty ku janë shënuar emrat e deputetëve që votuan ligjin e importit të plehrave.