Lajmet e fundit

Kur janë numëruar votat për këshillat bashkiakë të 4853 nga 5301 qendrat e votimit, Partia Socialiste kryeson me afro 93 mijë vota kundretj Partisë Demokratike.
Siq tregon tabela, PS ka 337 mijë e 213 vota, PD renditet e dyta me 284 mijë 217 vota dhe LSI e treta me 234 mijë e 040 vota.
E treta renditet PDIU me 55 mijë e 947 vota që ndiqet nga PR me 46 mijë e 968 vota.
Vota për këshillin bashkiak kanë patur surpriza në disa zona. Në Gramsh, forcë e parë rezulton partia ADK, një subjekt i panjohur që ka marrë 1 120 vota, ndërsa PD rezulton forcë e shtatë me 552 vota. Kjo bashki u fitua nga koalicioni i majtë./Lapsi.al