Lajmet e fundit

Parlamenti nuk ka miratuar dje propozimin e qeverisë për ndryshimin e Kodit Penal, i cili parashikon dënimin deri në tre vjet burg për bizneset që nuk regjistrohen apo që nuk lëshojnë kupon tatimor.
Deputetët e maxhorancës e kanë quajtur si masë shumë të rëndë që të dënohen me burgim pronarët e bizneseve për moslëshim të kuponit, duke kërkuar që kjo masë të ishte administrative e më pas penale.
Relatorja e projektligjit, Vasilika Hysi, ka theksuar se në nenin 13 të ndryshimeve në Kodin Penal, moslëshimi i kuponit tatimor është vepër administrative dhe më pas penale. Sipas Hysit, në ligj duhet të përfshihen edhe rastet e dënimit me gjoba, kur bëhet fjalë për shifra të vogla parash.
Më tej, deputetja e PS-së, tha se problematikë që nuk zgjidhej në ligj ishte edhe përcaktimi i dënimit, pra, në rastin e moslëshimit të kupont tatimor do të dënohej punonjësi apo administratori i biznesit.
“Përgjegjësia penale, parashikohet atëherë ku më parë është dhënë një masë administrative. Kam sugjerim që të përfshihet dënimi me gjobë në ato raste që kemi të bëjmë me sasi të vogla parash. Por, gjithashtu duhet bërë një debat juridki profesional dhe jopoitik për rastin se kush do të mbaj përgjegjësi nëse nuk lëshon kupon tatimor, do ta mbaj administratori, sikur e ka ligji, apo do ta mbaj punonjësi”, tha Hysi.”/Panorama