Lajmet e fundit
Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë do qëndrojë i bllokuar ditën e sotme deri në mesnatë

Të gjithë rrugët që lidhen me sheshin do të jenë të bllokuara përgjatë ditës së sotme.
Shkak për bllokimin e këtij segmenti rrugor është mitingu përmbyllës elektoral i Partisë Socialiste për zgjedhjet elektorale të 21 qershorit, që do të zhvillohet në orën 19:00. Ndërsa nesër në orën 19:00, po në sheshin “Nënë Tereza” takimin përmbyllës elektoral do ta zhvillojë Partia Demokratike.
Të dielën, qytetarët shqiptarë do të votojnë kryetarët e rinj të 61 bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.