Lajmet e fundit

Ndërkohë që nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, lëshoi të martën një mesazh ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, në bazë po vazhdojnë bashkëpunimet mes PD dhe PS.
Këtë herë bëhet fjalë për Bashkinë e Klosit.
Edhe pse LSI kishte shumicën e anëtarëve në Këshillin Bashkiak, kreu i këtij këshilli shkoi për PD-në, pasi PS dhe PD bashkuan votat kundër LSI.
Edhe pse ky mbetet vetëm një detaj, ai i shtohet oqeanit të komenteve online, që flasin për një aleancë të mundshme mes PD dhe PS./Mapo.al