Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë një të vdekur dhe 4 persona të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Prrenjasit, ku dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre. Emri i viktimës dhe personave të plagosur ende nuk bëhen të ditur, ndërsa mësohet se 4 personat e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.
Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të tij.