Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se varrosja e Isa Boletinit në vendlindjen e tij nuk është provokim për askënd, por sipas tij, provokim është shtatorja e Krajlit Milutin, në Graçanicë.
"Isa është në shtëpi të vet, pas një shekulli padrejtësish. Këta që e konsiderojnë provokim vendosjen e eshtrave të Isë Boletinit në oborrin e kullës së tij, duhet ta dijnë se edhe pas një shekulli, e drejta e Isë Boletinit, doli në pah!
Lavdi Isë Boletiniti!" shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.