Lajmet e fundit

Protestuesit që po demonstronin jashtë Ambasadës së SHBA-së në Irak për të dytën ditë me radhë janë tërhequr nga kjo zonë pas një bllokade të tensionuar.
Të martën ambasada ishte cak i sulmit nga masa e revoltuar pas sulmeve amerikane që cak kishin forcat ushtarake të përkrahura nga Irani, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Përplasjet kanë vazhduar të mërkurën ku demonstruesit hidhnin gurë mbi forcat amerikane të cilat kundërpërgjigjeshin me gaz lotsjellës.