Lajmet e fundit

Të afërmit e 43 studentëve që ende konsiderohen të zhdukur në Guerrero, të Mexicos kanë sulmuar zyrat e prokurorit të shtetit në Chilpancingo.
Sipas autoriteteve, sulmuesit ishin mësimdhënës dhe nxënës në shkollën Aytzinapa.
Pos 43 studentëve të zhdukur në këtë pjesë të Meksikës zhdukja e personave pa ndonjë gjurmë është e shpeshtë.
Sipas disa raporteve të organizatave për të drejtat e njeriut, në shtetin Guerrero në të cilën ndodhet resorit i Acapulcos është vendi më i rrezikshëm për femrat në Amerikën Veriore.
600 femra janë zhdukur dhe 1249 janë dhunuar vetëm vitin e kaluar Organizatat për mbrojtjen e femrave thonë se në Meksikë vriten mesatarisht 6 femra në ditë, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.