Lajmet e fundit

Aktivistët irakianë shiitë kanë hyrë dhunshëm në parlament përgjatë një proteste ku kundërshtohej bllokimi i aprovimit të kabinetit të ri qeverisës, shkruan BCC, transmeton Klan Kosova.
Qindra mbështetës të udhëheqësit shiitë Moqtada al-Sadr, kanë kaluar portat e zonës së mbrojtur të quajtur “Zona e Gjelbër”, pasiqë anëtarët e parlamentit serish dështuan të mbledhin kuorumin e nevojshëm, për një votë.
Raportohet që protestuesit të kenë filluar të demolojnë ndërtesat e parlamentit.
Z.Sadr kërkon që Kryeministri, Haider al-Abadi, të vazhdoj me zëvendësimin e ministrave me teknokratët apartiak.