Lajmet e fundit

Në komunat veriore të vendit, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok, qytetarët serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, janë tubuar edhe sot para ndërtesave komunale.
Ata po protestojnë që nga 26 maji kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.
Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, ndonëse në numër të vogël, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.
Aktualisht situata e përgjithshme në këto komuna konsiderohet të jetë e qetë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS