Lajmet e fundit

Protestuesit e Opozitës në këto çaste po qëndrojnë të qetë pranë objektit të Qeverisë së Kosovës,njofton Klan Kosova.
Për më shumë se dy orë ka pasur përleshje të shumta mes protestuesve dhe policisë, gazi lotsjellës, gurët dhe ngjyra e kanë karakterizuar ballafaqimin e sotëm.
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në ndërkohë ka deklaruar se ata nuk do të ndalen deri sa të lirohet deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi dhe derisa të tërhiqen marrëveshjet për “Zajednicën” dhe demarkacionit me Malin e Zi.