Lajmet e fundit

Turma të njerëzve janë para qeverisë për të marrë pjesë në protestën e madhe të opozitës e cila ishte shpallur si një protestë mbipartiake dhe qytetare.
Qytetarët mbajnë parulla ku shkruhet”Lamtumirë Nikola, “Dorëheqje” , dhe kështu me rradhë.
Afër kolonave të qytetarëve shihet prania e rojeve me këmisha të kuqe të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe gjetjen e provokatorëve.
Protestuesit janë të mbështetur nga qytetarët të cilët qëndrojnë në tarracat përreth.
Qytetarët nuk kanë veshje me simbole partiake, përveç flamujve kombëtarë dhe parullave.