Lajmet e fundit

Tri subjektet opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën së bashku me qytetarë të tjerë kaluan natën e parë në tenda në sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Kundërshtimi kundër Qeverisë dhe zgjedhjes president të Hashim Thaçit mori formë tjetër dje, me vendosjen e tendave në shesh, ku u zotua për qëndrim 24 orë çdo ditë deri në arritjen e qëllimeve, njofton Klan Kosova.
Përderisa në këto momente Kuvendi po mban seancë pa praninë e opozitës, këta të fundit janë furnizuar me dru për ngrohje, kjo shihet nga fotot e bëra nga sheshi.