Lajmet e fundit

Policia në Poloni ka arrestuar të paktën 11 persona, pas një proteste ku pjesëmarrësit ishin të zhveshur në muzeun e Auschwitz, në vendin e ish-kampit nazist.
Muzeu tha se "një grup njerëzish kanë vrarë një dele, duke qenë të zhveshur dhe të lidhur me zinxhirë".
Incidenti ndodhi tek porta kryesore, e cila mban sloganin famëkeq "Arbeit Macht Frei" ["Puna ju bën të lirë"], transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët thonë se motivi i kësaj proteste ishte i paqartë. Rojet e muzeut menjëherë ndërhynë dhe urdhëroi grupin që të vishej.
Individët e përfshirë është e thënë të jenë të moshës 20 deri 27 vjeçare, derisa identiteti dhe kombësia e tyre akoma nuk dihen.
Ato mendohet të jenë kryesisht polakë, por Agjencia e Lajmeve të Polonisë PAP njoftoi se në mesin e të burgosurve ka gjermanë dhe belarusë.
Protestuesit mund të akuzohen për fyerje të një monumenti apo vend simbolik duke u dënuar menjë gjobë ose një kufizim të lirisë, ka thënë Policia.