Lajmet e fundit

Pas lirimit të Albin Kurtit është qetësuar gjendja.
Megjithatë sipas raportimeve të ekipit të Klan Kosovës që gjendet në vendin e ngjarjes në këto momente, thuhet se protestuesit, shumica aktivistë të Vetëvendosjes, janë drejtuar për në Parlamentin e Kosovës.
Tek kompleksi qafa gjendja është e qetë, momentalisht asnjë veturë nuk po lejohet të kalohet.
Protestuesit janë duke vazhduar rrugëtimin tyre drejt Parlamentit të Kosovës, njofton Klan Kosova.