Lajmet e fundit

Punë nuk kanë, prandaj mantelat po i lënë në rrethojat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në këtë formë, të premten, specialistët e stomatologjisë shprehën edhe njëherë pakënaqësitë e tyre për mungesë të vendeve të punës, njofton Klan Kosova.
Kërkesat e tyre tek zyrtarët e ministrisë u përcollën nga dy përfaqësues të protestuesve, deri sa të tjerët zgjodhën të presin brenda objektit.
Përgjigja që morën pas bisedave njëorëshe, ishte se ky problem është i ndërlidhur ngushtë me buxhetin e shtetit.
Kronikë nga Qëndresa Bellagoshi.
https://www.youtube.com/watch?v=kqCEk66Prq4&feature=youtu.be