29.03.2017 · përditësuar para 3413 dite1 min lexim
Punonjësit shëndetësor kanë nisur protestën e paralajmëruar për ditën e sotme.
Kjo protestë ka nisur në orën tetë dhe do të zgjasë deri në orën nëntë, njofton Klan Kosova.
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës e kishin paralajmëruar këtë protestë ditë më parë dhe kishin kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë që tu realizohen disa kërkesa.
Kërkesat e tyre ishin rritja e pagave, ulja e përqindjes së premiumit për sigurimin e obligueshme shëndetësor, shtyrja e procesit të licencimit deri në fund të 2017-ës, definimi i kompetencave për furnizim me barna dhe material harxhues si dhe statusi i QKMF-ve.
Meqë këto kërkesa nuk janë plotësuar, sot rreth 30 mjekë kanë filluar grevën.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.