Lajmet e fundit

Pronarët e kompanive të disa linjave private të autobusëve në Prishtinë kanë protestuar kundër vendimit të komunës për të futur autobusët e rinj në linjat e tyre.
Janë përfaqësues të 12 kompanive private të cilët po ankohen se i gjithë ky ndryshim ka ndikuar që t’i lë pa punë këta të fundit, duke ua marrë udhëtarët që kanë për destinacion këto linja.
Ndërkohë, përfaqësuesit e kompanive private pritet të takohen nesër me të parin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti duke shpresuar se do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.