Banorët e fshatit Zajm, me parulla në duar dolën për të protestuar për pronat e tyre.
Në shenjë pakënaqësie ata e bllokuan magjistralen Prishtinë-Pejë.
Ata po kërkojnë nga shteti njohjen e pronësisë mbi shtëpitë e tyre dhe pronat e tjera që i kanë.
Dikur para disa dekada, këto prona kanë qenë të banorëve serbë, sepse kjo zonë ka qenë e banuar me serbë, por pas kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre, ka ndodhur që disa noterë ua ka njohur pronësinë dy personave në një shtëpi. Pra, një pronë u është shitur dy personave.
Se për çka realisht bëhet fjalë, ndiqeni raportimin e gazetares Amantina Hasani.
https://www.youtube.com/watch?v=0Rut62HxFNg
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.