Lajmet e fundit

Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka folur për marrëveshjen për t’i dhënë fund krizës politike në vend.
Gashi ka deklaruar se sapo kishte filluar publikimi përgjimeve, Lëvizja BESA kishte përpiluar platformën politike RIDEFINIMI, ku ndër të tjera përfshihen edhe masat afatshkurtra dhe afatgjata për daljen nga kriza.
Gashi thekson se në marrëveshjen ndërmjet komisarit Hahn dhe liderëve politikë shumë prej çështjeve të përmendura në këtë platformë nuk janë marrë në konsideratë.
“Jo për shkak se RIDEFINIMI është aq perfekt sa do të vihej në tavolinën e bisedimeve, por ato janë masa shumë mirë të analizuara dhe pa të cilat nuk mund të arrihet një marrëveshje afatgjatë. Maqedonia është gati-gati në një ‘vdekje klinike’, në një krizë të thellë të sistemit juridiko-kushtetues. Pas problemeve që shpalosën përgjimet, ne u bindëm se si ka funksionuar ky shtet. Ky shtet është kurdisur që t’i mbajë jashtë sistemit shqiptarët”, ka theskuar Gashi, shkruan zhurnal.mk