Lajmet e fundit

Grupi qytetarëve “Protestoj” të enjten dolën para kafenesë së pensionerëve para të cilëve shprehën pakënaqësitë lidhur me iniciativën e fundit të Kuvendit të Kosovës, i cili ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës.
Sipas këtij grupi, kjo qeveri me këtë iniciativ po legjitimon plaçkitjen e pronës private të qytetarëve të Kosovës, e që janë kursimet e qytetarëve në trust pensional, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë, pensionistët para të cilëve u bë ky aksion simbolik u pajtuan me qëndrimet e këtij grupi, duke e cilësuar si jo të drejtë vendimin nga Qeveria e Kosovës.
Ndryshe ky grup ftoi qytetarët që të bashkohen cdo të enjte për protestë në ora 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.