Lajmet e fundit

Qindra gra e burra të martën marshuan në kryeqytet, duke protestuar për të kundërshtuar dhunën, e kërkuar drejtësi për vrasjet e grave të bëra nga bashkëshortët e tyre.
Protesta e grupit “Marshojmë, s’festojmë” nisi nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali, ku akuzuan gjykatësit, prokurorët e policët si “ndërmjetësues të vrasësve të grave nga burrat e tyre”.
Protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe para dyerve të gjykatave e fishekzjarre si simbol i gjakut të viktimave të dhunës në familje, njofton Klan Kosova.
Gjatë gjithë protestës, jehonte thirrja “Gjykatësit i kanë duart me gjak”. 48 gra janë vrarë nga viti 2010 nga burrat, e sipas tyre, shumë pak janë dënuar vrasësit, bile janë paragjykuar viktimat.
Nga oborri i objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila ishte ndalesa e fundit e marshit, protestuesit kërkuan më shumë angazhim nga institucionet përgjegjëse që të ndalet dhuna ndaj grave dhe u zotuan se do të protestojnë derisa të ketë barazi gjinore e mos të ketë racizëm, dhunë, përdhunim e vrasje të grave në vend.
https://www.youtube.com/watch?v=-6ASYJ3uEKQ