Lajmet e fundit

Për sot është thirrur një protestë para Ministrisë së Arsimit në përkrahje të rektorit të Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahu, i cili shkarkua një ditë më parë.
Ky tubim organizohet nga një grup i krijuar dje në facebook “Protestë në mbështetje të Rektorit Zejnullahu”,
“Sot Këshilli Drejtues i UP-së mori vendim skandaloz që të shkarkojë Rektorin Zejnullahu për shkak të përpjekjeve të tij për të vendosur rend në Universitet. Ju ftojmë të bashkëngjiteni në protestë para Ministrisë së Arsimit të enjten në orën 11:00, ku do t'i bëjmë thirrje Ministrit Arsim Bajrami të shfuqizojë vendimin e sotëm dhe të shkarkojë kryesuesen e Këshillit Drejtues, Shefkije Islamaj, e cila dha hapësirë për malverzime të tilla”, thuhet në thirrjen në Facebook të këtij grupi.