Lajmet e fundit

Komuna e Mitrovicës sot në orën 10:00 do të mbajë një tubim protestues në oborrin e komunës, përmes të cilit do të kërkohet lirimi nga burgu i Nehat Thaçit, drejtorit të Drejtorisë Rajonale në Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Në protestë do të marrin pjesë punëtorët e administratës komunale të Mitrovicës, ku do të kërkohet lirimi i menjëhershëm i Nehat Thaçit.
Ky i fundit është arrestuar më 29 shtator nga policia kufitare e Serbisë, të cilit nga Gjykata e Lartë në Nish i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në bazë të fletarrestit të autoriteteve serbe vepër penale të terrorizmit.