Lajmet e fundit

Punëtorët e shoqërisë aksionare Auto Transporti e kanë bllokuar njërën korsi të rrugës te termocentrali Kosova A, pasi sipas tyre, ata nuk do ta bëjnë më transportin e punëtorëve sepse tenderin e ka fituar një kompani tjetër, njofton Klan Kosova.
Ata këtë po e bëjnë në shenjë proteste, ndërkaq ky protestim po zhvillohet i qetë dhe në mënyrë paqësore.
Policia e Kosovës është gjithashtu prezente për ta përcjellë mbarëvajtjen e protestës.