Lajmet e fundit

Qindra qytetarë kanë protestuar para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ata kanë kërkuar nga Ministri i Punëve të brendshme Oliver Spasovski që të sigurojë ambientin ku do të ndërtohet kryqi në Butel me qëllim që ndërtimi të zhvillohet pa pengesa. Ata thonë se protesta do të ketë deri sa kjo kërkesë të përmbushet. Kryetari i Komunës së Butelit Petre Llatinovski ka përgënjeshtruar se mohon se ekziston një vendim për mosvendosjen e Kryqit gjigand në Butel.
“Nuk janë të sakta pohimet se Vendimi për ndërtimin e kryqit në territorin e komunës së Butelit është anuluar, vendimi është marrë në bazë të nismës së Kongresit Botëror Maqedonas dhe nëse ky Kongres drejtohet në komunë , deri te Këshilli i komunës dhe kryetari i komunës atëherë mundet vetëm ai ta tërheqë vendimin”, tha Petre Llatinovski, raporton Alsat, përcjellë Klan Kosova.
“Protesta bëhet me qëllim që të dëgjojë ministri teknik për të mosvepruar në bazë të standardeve të dyfishta. Kërkojmë menjëherë të dërgojë sigurim në vendin ku do të fillojë ndërtimi. Kërkojmë që standardet e dyfishta mos të jenë të ndryshme”, u shpreh Bobi Bojçevski, kryetar i këshillit komunal.