Lajmet e fundit

Sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nisi protesta me moton “Bojkotojmë ndryshimet kushtetuese”.
Organizatorët e kësaj proteste thanë se dëshirojnë që të ngrenë zërin kundër ndryshimit jolegal të emrit dhe fshirjes së KAÇKM-së.
Ata gjithashtu kërkuan dorëheqjen e qeverisë, ndalimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, anulimin e marrëveshjes së Prespës, shpërndarjen e Kuvendit të delegjetimizuar dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Edhe pse moti ishte i ftohtë, demonstruesit dolën në një numër të madh për të treguar revoltën e tyre, shkruan zhurnal.mk, transmeton Klan Kosova.

