Lajmet e fundit

Tashmë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Por jashtë kuvendit ka qytetarë që kanë nisur të mblidhen me kërkesën ndaj ligjvënësve kosovarë që ta votojnë këtë marrëveshje.
Ani pse ata janë në numër shumë të vogël, kërkesa e tyre është e qartë dhe motoja e tyre është: “Mos na bllokon”, njofton Klan Kosova.
Sali Haxhiu, organizator i protestës, ka thënë për Klan Kosova, se janë pak, por mjaftueshëm sa për të shprehur pakënaqësinë.
“Nuk bëhet fjalë për demarkacionin por për liberalizim të vizave. Për demarkacion gjërat janë vendosur. Sot Vetëvendosje duhet që mos t’i jap rast Listës Serbe dhe t’i tregoj që nuk është ajo që shtyn procese”.
“Lista Serbe po i arrin qëllimet sepse Vetëvendosje po ia mundëson. Kam respekt për Albin Kurtin, por ai duhet ta kuptoj këtë. Protestat duhet të ishim masive por në që jemi, do të qëndrojmë këtu sa të mbahet seanca”.