Lajmet e fundit

Pasi e mbyllën të pamën për vrasjen e familjarit të tyre, dolën të protestojnë.
Familjarë e shokë të të ndjerit Hekuran Morina që u vra javën e kaluar në mes të Prizrenit janë nisur marsh në drejtim të Gjykatës Themelore të Prizrenit për të kërkuar përgjigje për humbjen e jetës së këtij të riu,njofton Klan Kosova.
Për ta fajtore është Gjykata që liroi nga paraburgimi të dyshuarin për vrasjen e Hekuranit,ndonëse familjarët e të ndjerit kishin raportuar në polici para se të ndodhte vrasja se autori u kishte kërkuar haraç prej 70.000 eurove dhe i kishte kërcënuar.
Ndërsa kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, fajin për lirimin e të dyshuarit për vrasjen e Hekuran Morinës dhe plagosjen Fadil Morinës ja lë gjykatës.
Kornikë nga Arbresha Fazliu.