Lajmet e fundit

Vendimi për ndalesën e veshjes e cila mbulon tërë trupin “burkini”, në plazhet e Francës, ka bërë që shumë njerëz të reagojnë ndaj këtij vendimi.
Disa kanë protestuar pranë ambasadave, disa kanë postuar reagimet në rrjetet sociale, por dy motorist duket se kanë bërë një protestë mjaft interesante.
Që të dy të mbuluar tërësisht me veshje prej motoçiklisti, duke përfshirë edhe helmetat janë shtrirë në plazh në Francë.
Kjo fotografi bëri bujë në internet, duke u postuar me qindra herë.