Lajmet e fundit

Punëtorët e shëndetësisë në veri të Mitrovicës janë çuar në protestë, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre, vendimi i taksës prej 100% ndaj produkteve serbe po shkakton pasoja të mëdha dhe shkatërruese për ta dhe produktet mjekësore.
Më 21 nëntor qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që t’ia vendoste këtë taksë Serisë pas kërkesës së ministrit të Tregtisë, Endrit Shala, e që kishte hyrë në fuqi një ditë më vonë.
Në protestë po merr pjesë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.