Protestat për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministrin e Kosovës që po mbahet ende në Francë vazhdojnë edhe sot, e shtune, njofton Klan Kosova.
“Nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova" marshi protestues këtë herë organizohet në Rahovec, duke filluar nga ora 12:00.
Ndërsa, nën të njëjtën moto, Shoqëria civile në Gjakovë dhe Aleanca e Gruas mbajnë tubim protestues me fillim në orën 14:00.
Ramush Haradinaj është ndaluar në fillim të këtij muaj në Francë, me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia në Interpol.
Serbia e akuzon Haradinajn për krime lufte në luftën e fundit në Kosovë.
Haradinaj për të njëjtat akuza është gjykuar dhe shpallur i pafajshëm nga Drejtësia Ndërkombëtare.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.