Dogjën goma, e bënë shumë zhurmë.
Nxënësit e shkollës fillore “Migjeni” në Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, në këtë formë protestuan kundër mësueses Fahrie Hyseni.
Ata e donin mësuesin Visar Haradinin. Ndonëse të vegjël, fëmijët thanë për Klan Kosovën se në këtë formë, besojnë se do të ia arrijnë qëllimit, ndërsa shtuan se nuk u nxitën nga askush për të vepruar kështu.
Por, drejtori i shkollës që nuk u pajtua me këtë protestë, tha se fëmijët mund të jenë manipuluar. Por, mësuesi që e duan nxënësit, nuk e zë në gojë manipulimin e fëmijëve për t’i bërë vend pune aty.
Kronikë nga Arjeta Dragajhttps://www.youtube.com/watch?v=lKp89I5FEPA