Lajmet e fundit

Shumë francezë që dolën në rrugët e Parisit për të demonstruar për të drejtat e punëtoreve përfunduan në pranga.
Kjo ngase autoritet shtetërore bënë thirrje për ndalimin të çdo aktiviteti që shënon 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të punës nën masat e kufizimeve të cilat u morën për të parandaluar përhapjen e virusit korona, njofton Klan Kosova.
1 maji nuk ishte festë as për disa çekë.
Rreth 100 prej tyre që udhëtojnë për të punuar nga Çekia në Gjermani organizuan një protestë kundër masave obligative të vendosura ndaj tyre për shkak të pandemisë globale.
Ata u urdhëruan të testohen për koronavirusin dy herë në muaj për shkak të lëvizjeve të shpeshta dhe të paguajnë për këtë nga gjepi i tyre.
Kronikë nga Iliri Pireva